Punimet në rrugën e Vulçanit drejt përfundimit, Kryebashkiaku Disha ndjek nga afër investimin

Në njësinë administrative Vulçan po vijojnë me intensitet punimet për ndërtimin e një segmenti rrugor me rëndësi të madhe për komunitetin lokal. Gjatë një inspektimi të fundit në terren, kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ishte i pranishëm për të parë nga afër ecurinë e investimit dhe për të dëgjuar vetë banorët për nevojat e zonës.

Ky projekt i financuar nga Bashkia Librazhd përfshin sistemimin e plotë të terrenit, ndërtimin e mureve mbajtëse dhe asfaltimin e rrugës, duke respektuar standardet bashkëkohore të infrastrukturës. Investimi synon jo vetëm përmirësimin e qarkullimit, por edhe garantimin e sigurisë për banorët dhe lëvizjen e mjeteve.

 

Aktualisht punimet ndodhen në fazën e nënshtresave dhe shumë shpejt do të fillojë hedhja e shtresave asfaltike. Kryebashkiaku Disha ka theksuar rëndësinë që ka kjo rrugë për lidhjen e zonës me pjesën tjetër të bashkisë, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme për projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë, plagosen dy persona

GRAMSH ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor me...

Egnatia në Champions League, mëson fatin e saj për raundin e tretë

RROGOZHINË ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia do të luajë...

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin, ja MESAZHI që u dërgoi të vetëve

TIRANË ,20 korrik 2027/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama pritet...

Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

TIRANË, 20 korrik 2026 /Albania Express News/ -Ministri i...