Pretendimet e Elbasanit, reagon menjëherë FSHF

Sektori i Arbitrimit në FSHF dëshiron të sqarojë episodin e minutës 90+9′ në ndeshjen Egnatia – AF Elbasani, të zhvilluar më 30 gusht 2025, të vlefshme për javën e dytë të Abissnet Superiore.

Sipas formulimit aktual, rregulli i 14-të – Goditja e penalltisë:

• Një shok i skuadrës së lojtarit që ekzekuton goditjen e penalltisë (sulmues) ndëshkohet për shkelje vetëm nëse:

* shkelja ndikoi qartazi te portieri; ose
* lojtari shkelës luan topin ose sfidon një kundërshtar për topin dhe më pas shënon, tenton të shënojë ose krijon një mundësi për të shënuar.

• Një shok ekipi i portierit (mbrojtës) ndëshkohet për shkelje vetëm nëse:

* shkelja ka ndikuar qartazi te goditësi; ose
* lojtari shkelës luan topin ose sfidon një kundërshtar për topin dhe kjo i pengon kundërshtarët të shënojnë, të tentojnë të shënojnë ose të krijojnë një mundësi.

Në rastin konkret, lojtari mbrojtës hyri në zonë përpara goditjes së topit, por nuk pengoi golin, ndaj nuk konsiderohet shkelje. Ndërkohë, lojtari sulmues, i cili gjithashtu hyri në zonë përpara goditjes së topit, e sulmoi atë dhe shënoi gol. Në bazë të rregullave të mësipërme, shkelja e shkaktuar nga lojtari sulmues bën që goli të anullohet dhe loja të rifillojë me goditje të lirë indirekte.

Rifillimi i lojës kur shkelja kryhet nga lojtarët sulmues:
Nëse nuk shënohet gol dhe më pas ka ndikim nga sulmuesi, arbitri rifillon lojën me goditje të lirë indirekte.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nuk ndodhte prej 44 vitesh, finalja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë futet në historinë e Botërorëve

BOTËRORI 2026 ,19 korrik 2026/Albania Express News/-Përballja spektakolare mes...

Spektakël me 10 gola në Miami, Anglia mund mes dramës Francën dhe rrëmben medaljen e bronzit në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 korrik 2026/Albania Express News/-Anglia e ka...

FUTBOLL – “Fenerbahçe” prezanton Muriqin

STAMBOLL, 19 korrik 2026/Albania Express News/-Klubi turk i futbollit...