Himara: Diell, plazhe dhe trashëgimi kulturore edhe në fund sezoni

Muaji shtator ka nisur me diell, dhe plazhet e Himarës janë mbushur me turistë vendas dhe të huaj. Kreu i bashkisë, Vangjel Tavo, publikoi pamje nga bregdeti i qytetit, duke treguar fluksin e madh të pushuesve. “Shtatori ka nisur me diell, qytetarë e turistë vazhdojnë të shijojnë plazhet e Himarës”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Himara regjistron edhe këtë sezon turistik një rritje të vizitorëve, falë plazheve me ujë të kristaltë dhe atraksioneve historike si Kalaja e qytetit.

Kalaja e Himarës ka përfunduar së fundmi ndriçimin dekorativ, duke i dhënë monumentit mbi 3500-vjeçar një pamje më madhështore. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vlerësoi këtë investim si një shtesë që rrit vlerën turistike të Himarës. Turistët e huaj kanë theksuar bukurinë e natyrës dhe historinë e pasur të qytetit, duke e bërë Himarën një destinacion të veçantë në Riviere.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

UGSH: Mesazhet kërcënuese ndaj gazetarit Osman Stafa duhet të hetohen seriozisht

Tiranë, 14 shtator 2026 /Albania Express News/ – Unioni...

PD: Arsimi shqiptar në gjendje të rëndë dhe jashtë çdo standardi

TIRANË ,14 shtator 2026 /Albania Express News/-Anëtarja e kryesisë...