Në prag të festimeve të Dita e Verës, një tjetër lajm i bukur vjen nga bota e artit dhe letërsisë shqiptare. Poetja Mimoza Vasku është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Kupa e Artë Pranverore”, një vlerësim që i jepet krijuesve për kontributin dhe veçantinë në fushën e poezisë.
Çmimi është akorduar nga Bashkësia Letrare “Princ Muzaka”, një institucion letrar që prej vitesh promovon dhe mbështet talentet e letërsisë shqipe, duke organizuar aktivitete kulturore dhe konkurse poetike që synojnë të mbajnë gjallë frymën krijuese.

Lajmin për këtë vlerësim, vetë poetja e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku shprehet thellësisht mirënjohëse për këtë çmim që e konsideron jo vetëm një nder, por edhe një motivim për të vijuar rrugën e saj artistike.
“Me zemër plot mirënjohje falënderoj Bashkësinë Letrare ‘Princ Muzaka’ për vlerësimin me Çmimin ‘Kupa e Artë Pranverore’. Ky çmim është për mua jo vetëm një nder i veçantë, por edhe një shtysë e fortë për të vazhduar rrugën e fjalës, ndjenjës dhe krijimit”, – shprehet Vasku në mesazhin e saj publik.

Në reagimin e saj, poetja thekson se vlerësimi i poezive dhe mbështetja që i jepet artit janë elementë thelbësorë për të mbajtur gjallë krijimtarinë dhe frymën kulturore. Ajo e konsideron këtë çmim si një përgjegjësi të re për të shkruar edhe më thellë, duke ruajtur ndjenjën dhe bukurinë që përcjell fjala poetike.
“Ky çmim më gjen me përulësi, gëzim dhe përgjegjësi për të shkruar edhe më thellë dhe më bukur”, – shprehet poetja, duke falënderuar të gjithë ata që mbështesin dhe promovojnë artin e fjalës.

Në fund të mesazhit të saj, Vasku ka zgjedhur të përcjellë edhe një urim për festën tradicionale shqiptare, duke i uruar të gjithëve gëzuar Ditën e Verës, një simbol i ringjalljes së natyrës dhe i shpresës për fillime të reja.
Ky vlerësim për poeten shqiptare vjen si një dëshmi e rëndësisë që vazhdon të ketë poezia në kulturën shqiptare dhe e rolit që krijuesit luajnë në pasurimin e jetës shpirtërore dhe artistike të shoqërisë.

