Po të flasë Erioni, bëhet “Dumani” i qeverisë

Nga Basir Çollaku

Ndonëse është më tepër ende lutje për ndihmë ndaj ish-shefit, deklarata e fundit e Veliajt, nga qelia, pas thirrjes në pyetje dy ditore të vëllait Arbër, ka edhe nota depresioni përzier me iluzione. Kjo me gjasa për të përfunduar dëshmitar i drejtësisë. Ftesa është për Edi Ramën. Mund të dorëzohet nga frika se fatin e tij e ndjek vëllai, vullnetari i radhës i kolegëve, bashkëshortja, nëna e saj. Një fundosje familjare mund të pjellë çudira rastësore.

“Kur të flas unë ti do të jesh lajm i fundit…” Kështu thotë ndër të tjera kryebashkiaku në pritje të zëvendësohet dhe të bëhet ish zyrtarisht me zgjedhje të pjesshme në tetor. Vështirë se do e shkrepë Erioni ndonjë fjalë, ndonëse është përpjekur shpesh të pëshpërisë nga kafazi. Presioni mbi të ka qenë dhunë. Jo vetëm leksikore e hetimore.Pyetja është për çfarë mund të flasë Erioni rreth Ramës dhe a e konsideron Struktura Posaçme këtë njoftim?! A e kanë ftuar ata të pandehurin bashkiak në bashkëpunim?!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që...

Sulmohet me dron kopshti i fëmijëve në Sudan, 50 të vdekur, 33 prej tyre fëmijë

Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë...

Protestat në Greqi/ Bllokohet qarkullimi Kakavijë–Janinë, ja në cilën orë nuk do lejohen kalimet

Aksi Kakavijë–Janinë do të një bllokim të përkohshëm pasditen...