Te Barcelona është marrë një vendim i rëndësishëm që prek marrëdhëniet mes tifozëve dhe yllit në ngritje, Lamine Yamal.
Sipas Mundo Deportivo, nga e premteja tifozët do të duhet të paguajnë për të marrë autografin e tij.
Yamal nuk do të nënshkruajë më fanella apo sende të tjera për fansat, veçanërisht për rastet kur ata e takojnë atë në dalje të qendrës së stërvitjes.
Sipas mediave katalanase, Barcelona po përgatitet që Yamal të nënshkruajë me një kompani që do të marrë përsipër marketingun e produkteve të tij autografuara. Në këtë mënyrë, është kërkuar që ai të ndalë dhënien e autografëve falas. Yamal i ka shpjeguar situatën klubit, dhe ky i fundit ka dhënë miratimin.
Në thelb, më tej, tifozët që dëshirojnë një autograf të Yamali do të duhet të blejnë produktet që përmbajnë firmën e tij – një lëvizje që synon të transformojë mënyrën se si funksionon marrëdhënia tregtare mes lojtarit dhe publikut.