Photo of the Day nga katastrofa në Gramsh

Nga Fatmir Popja

Imazhe të pabesueshme ndesh pasditen e kësaj të marte në fshatrat e Gramshit të cilat janë “pushtuar” nga flakët Kudo sheh njerëz të lemerisur që largohen për ti shpëtuar të keqes që nuk dihet se sa të dhimbshme do ti ketë pasojat e përmasave të cilat fatkeqësisht duken tejet dramatike.

Është një tragjedi në heshtje dhe ato që sheh syri janë pamje të tmerrshme dhe tepër të dhimbshme.

Edhe më e rëndë bëhet dhimbja kur sheh të vegjël e të moshuar të rraskapitur nga lodhja, stresi e paniku të cilët nxitojnë për tu shpëtuar flakëve që vazhdojnë përhahen me shpejtësi në të gjitha drejtimet.

Diku dallohet edhe një familje që po largohet mes flakëve me gjithçka që ka patur. Ata kanë marrë me vete edhe lopën dhe viçin. Kjo familje ishte larguar nga shtëpia e tyre e “pushtuar” nga flakët para dy orësh prej njërit nga fshatrat e përfshirë nga zjarret shkatërruese në Gramsh. Të gjithë si një i vetëm, e tërë familja, të kapur përdore teksa largohet nga rreziku i flakëve, kanë marrë me vete jo vetëm fëmijët, por edhe lopën dhe viçin, pasurinë e tyre të vetme. Kjo pamje prekëse flet më shumë se çdo fjalë. Është një përpjekje e dëshpëruar për të shpëtuar jetën dhe gjithçka që simbolizon mbijetesën në jetën e fshatrave të Gramshit që tashmë po shkrumbohen plotësisht.

Ndërsa shtëpitë digjen dhe toka zhduket nën hirin që mbetet pas, familjet si kjo përpiqen të mbajnë gjallë shpresën, edhe në mes të një katastrofe. Kjo fotografi është fiksuar këtë martë pas zjarreve apokaliptike në fshatrat e Gramshit dhe nuk ka nevojë për koment, por vetëm reflektim. Nga të gjithë në këto çaste kaq dramatike për qindra familje të zonave rurale të bashkisë Gramsh.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr...

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Nga  Alban Daci Madje, as nuk ka nevojë për të...

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e...