Përplasje në dhomat e zhveshjes së Francës pas humbjes ndaj Spanjës, Dembele debatoi me shokët e skuadrës

BOTËRORI 2026 ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Dalin në dritë detaje të reja nga prapaskenat e humbjes së Francës ndaj Spanjës në Kupën e Botës. Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, në pushimin mes pjesëve ka pasur tensione në dhomat e zhveshjes së “Gjelave”.

Raportohet se Ousmane Dembélé ka shpërthyer ndaj shokëve të skuadrës, duke kritikuar mënyrën se si po ushtrohej presioni ndaj kundërshtarëve. Sulmuesi i PSG-së është ankuar për mungesën e koordinimit në fazën mbrojtëse, duke theksuar se kjo po i jepte avantazh Spanjës.
Sipas medias franceze, reagimi i Dembélés nuk është pritur mirë nga disa prej bashkëlojtarëve, të cilët janë irrituar nga kritikat e tij. Debati ka krijuar tensione në dhomat e zhveshjes, në një moment kur Franca po përpiqej të gjente zgjidhje për të përmbysur rezultatin.

Humbja ndaj Spanjës i dha fund rrugëtimit të Francës në Kupën e Botës, ndërsa zbulimet e L’Equipe hedhin dritë mbi atmosferën e tensionuar që mbizotëroi brenda skuadrës gjatë ndeshjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tragjedia që shkaktoi vdekjen e 43 personave, zyrtarët italianë dënohen me burg për shembjen e urës Morandi në Itali

ITALI ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Gjykata në Xhenova ka...

“Rrëzohu ose dorëzohu”/ 47 ditë revoltë! Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi!

TIRANË ,17 korrik 2026/Albania Express /-Sot shënohet dita e...

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Librazhd, automjeti shkatërrohet pas daljes nga rruga ,drejtuesi në gjendje të rëndë

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...