Përplasje e ashpër me policinë te Kryeministria, shoqërohen disa nga protestuesit

TIRANË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Disa prej protestuesve janë shoqëruar nga policia gjatë protestës së 94-t radhazi që po zhvillohet këtë mbrëmje në Tiranë.

Shoqërimet kanë ndodhur në një moment tensioni përpara Kryeministrisë, ku vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia po përpiqet për të zmbrapsur protestuesit që kanë tentuar të avancojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Një autobot ka mbërritur pranë institucionit për të qenë në gatishmëri në rast se situata do të përshkallëzojë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME