Dështon marrëveshja për presidentin në Kosovë, Abdixhiku i dorëzuar: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun

TIRANË ,01 shtator 2026 / Albania Express News /-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së Grupit Parlamentar se gjashtë deputetë të partisë kanë vendosur të mos mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës.

Abdixhiku tha se deputetët nuk kanë pranuar të respektojnë vendimin e Kryesisë së LDK-së, e cila më herët gjatë ditës miratoi marrëveshjen politike dhe mbështeti nominimin e Sejdiut për postin e Presidentit.
Sipas kreut të LDK-së, ky qëndrim rrezikon të shkaktojë pasoja për vendin dhe, sipas tij, mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja.

“Me keqardhje, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e kryesisë së LDK-së. Ata kanë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e propozuar. Konsideroj se shkaktojnë dëm dhe e dërgojnë vendin në zgjedhje.
Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Arben Gashi”, deklaroi Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, deklaroi Abdixhiku pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

21 vite Federata e Paqes Universale, mbi 120 Ambasadorë për Paqe mblidhen në Tiranë

Tiranë, 15 shtator 2026 /Albania Express News/ – Mbi...

Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, reagimi i Britanisë: Aktgjykimi të mos përdoret për të nxitur tensione

PRISHTINË, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – Mbretëria...

Broja drejt largimit nga Burnley, PAOK-u hidhet në sulm për sulmuesin shqiptar

ANGLI, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – E...

Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë përtej kufijve, rajoni duhet të reagojë po aq shpejt

PODGORICË, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – Intensifikimi...