Përplasja e fortë:Autovetura përfshihet në aksident me kamionin, detajet e para nga ngjarja

PEQIN,29 maj 2026/Albania Express News/Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte, ku një autoveturë është përplasur me një kamion. Nga të dhënat e para mësohet se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Paraprakisht raportohet për persona të lënduar, drejtuesja e autoveturës dhe një fëmijë të cilët po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si pasojë e ngjarjes është krijuar edhe trafik në segmentin ku ndodhi përplasja. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...