Përmeti feston Teqenë e Frashërit, vatër e besimit dhe arsimit shqip

Përmeti feston ditën e Teqesë së Frashërit, një nga monumentet më të rëndësishme me vlera kulturore, historike dhe fetare në Shqipëri. Teqeja e Frashërit, e ndërtuar më 1781 nga Sulejman Beu i Frashërit, nuk lidhet vetëm me bektashizmin, por ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e arsimit shqip në rrethin e Përmetit.

Në vitin 1908, këtu u hap shkolla e parë shqipe, ku mësimi i gjuhës shqipe dhe edukimi i rilindasve e bënë teqenë një vatër të rëndësishme atdhetare. Ky monument kulture, që mori këtë status në 1973, vazhdon të tërheqë vizitorë vendas dhe të huaj për vlerat e tij shpirtërore dhe historike.

Teqeja përbëhet nga dy ndërtesa të veçanta të lidhura me një mur:

  • Ndërtesa e sipërme, me formën “L”, përfshin Kafe Oxhaku, Ashefi dhe Furra e Bukës.
  • Ndërtesa e poshtme, pjesërisht dykatëshe, përmban Mejdanin, vendi i shenjtë ku zhvilloheshin ceremonitë fetare dhe mësimi bektashian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kryeministri Kurti: Kosova s’ka nevojë për zgjedhje të reja, të punojmë së bashku për presidentin

PRISHTINË, 2 prill/Albania Express News/Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,...

KLP i hap rrugën plotësimit të tre vakancave në Prokurorinë e Durrësit

TIRANË, 2 prill /Albania Express News/ Këshilli i Lartë...

BIRN: Si po i detyron burokracia gazetarët që të heqin dorë nga kërkesat për informacion

Sipas Komisionerit, kjo rënie e kërkesave mund të lidhet...