Astrit Koçibelli ndahet nga jeta, humbje e madhe për muzikën korçare

Muzika korçare humbi sot një nga zërat e saj më të dashur dhe autentik. Astrit Koçibelli, një nga figurat më përfaqësuese të serenatës korçare, është ndarë nga jeta. Lajmi u bë i ditur nga Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

“Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare. Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë,” thuhet në njoftim.

Astrit Koçibelli përfaqësonte jo vetëm një brez të artë të muzikës korçare, por edhe shpirtin e vërtetë të serenatës, si një formë artistike e ngjizur në rrugicat e qytetit, e mbushur me emocione, mall dhe dashuri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një “okazion” nga Benini, Chicoto Koffi Romeo zgjon interes në merkaton shqiptare

Emri i mesfushorit beninez Chicoto Koffi Roméo ka nisur...

Edi Rama: Nis korrja e grurit në fushat e arta të Dropullit

DROPULL, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Në fushën pjellore...

Protesta mbarëkombëtare, Diaspora ‘pushton’ Tiranën/ Qytetarët nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Sot mbahet protesta mbarëkombëtare....