Akademia e Shkencave ,urim special për dirigjentin dhe muzikologun Eno Koço në ditëlindjen e tij

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka përcjellë një urim të veçantë për dirigjentin dhe muzikologun e njohur shqiptar, Eno Koço, me rastin e ditëlindjes së tij.

Eno Koço, anëtar i jashtëm i Akademisë, lindi më 1 prill 1943 në Tiranë, në një familje me traditë të spikatur muzikore. Ai është biri i baritonit Kristo Koço dhe sopranos lirike me famë ndërkombëtare Tefta Tashko, e nderuar me titullin “Artiste e Popullit”.

Rrugëtimi i tij artistik nisi që në moshën 7-vjeçare, me studimet për violinë në Liceun Artistik të Tiranës, për të vijuar më pas në Leningrad dhe për t’u diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1966. Në vitin 1977 përfundoi studimet për dirigjim dhe një vit më vonë u emërua dirigjent i Orkestrës Simfonike të RTSH-së, ku zhvilloi një aktivitet të pasur koncertor, regjistrimesh dhe turnesh ndërkombëtare.

Karriera e tij përfshin gjithashtu drejtimin e Orkestrës Simfonike të Kairos në Egjipt, si dhe bashkëpunime me institucione prestigjioze si Orkestra RAI dhe Opera Regio e Torinos. Krahas aktivitetit artistik, Koço ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën e studimeve muzikologjike, duke mbrojtur doktoraturën me temë mbi këngën lirike qytetare shqiptare dhe duke botuar një sërë librash e studimesh në shqip dhe anglisht.

I vlerësuar me titullin “Artist i Merituar” që në vitin 1984, Eno Koço vijon të jetë një figurë aktive në jetën muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare. Ai ka kontribuar në promovimin e vlerave të muzikës shqiptare në Europë, si dhe në afrimin e publikut shqiptar me repertorin botëror.

Urimi i Akademisë së Shkencave vjen si një vlerësim për jetën dhe veprën e tij të pasur, duke e cilësuar Eno Koçon si një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës dhe muzikës shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Jam lodhur shpirtërisht”/ Gazetari Xhensil Shkëmbi apel për vajzën e sëmurë: Ka ardhur koha që shteti të përgjigjet

KORÇË,20 maj 2026/Albania Express News/Gazetari Xhensil Shkembi ka përcjellë...

Miratohen tre shpronësime për projekte infrastrukturore në Elbasan, Lushnjë dhe aksin Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Këshilli i Ministrave miratoi sot...

“Aeroportin le ta marrin”, Behgjet Pacolli shpërthen ndaj shtetit: U cenua dinjiteti i punëtorëve dhe imazhi i Shqipërisë

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News/Reagimi i biznesmenit dhe ish-presidentit...