Përgatitjet për “finalen” me Serbinë, Sylvinho grumbullon ish-futbollistin e Skënderbeut dhe Ballkanit për të zëvendësuar Pajazitin

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Serbisë dhe Jordanisë.Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Silvinjo dhe morën ngarkesën e plotë, ndërsa Enea Mihaj u bashkua sot me ekipin dhe u stërvit i veçuar.
Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.Sakaq, trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë për këto dy ndeshje edhe mesfushorin Nazmi Gripshi, i cili vjen si zëvendësim për Adrion Pajazitin e dëmtuar.
Gripshi do të bashkohet me ekipin gjatë ditës së mërkurë dhe do të jetë në dispozicion ndaj Serbisë dhe Jordanisë.
Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa po nesër, dy lojtarë do të dalin para medias në konferencë për shtyp në stadiumin “Air Albania”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Euronews”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik për pushime në Evropë

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Tirana renditet në...

“Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane”, ministri Ferit Hoxha nga Pogradeci: Vijojmë me reformimin

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Ministri për Evropën...

Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Brazili hiqet nga...