Përgatitje për mikpritjen e Lojërave Mesdhetare 2026 në Taranto

TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 po përshpejtohen, ndërsa qyteti prezanton një nga projektet më ambicioze të tij: Kuadrantin Sportiv, një kompleks i ri me tetë impiante moderne që pritet të ndryshojë fytyrën sportive dhe urbane të zonës.

Kuadranti përfshin pishina olimpike me pamje nga Mar Grande, qendrën e re të tenisit Magna Grecia, pistën e atletikës, stadiumin e ri Iacovone, qendrën e padelit, skate parkun, PalaRicciardi dhe pistën e re të patinazhit, e cila do të ndërtohet në vend të ish-kompleksit Lisippo.

Të gjitha këto struktura krijojnë një sistem të integruar impiantesh të afta të presin gara kombëtare e ndërkombëtare dhe të sjellin përfitime ekonomike e sociale për komunitetin.

Autoritetet theksojnë se puna për infrastrukturat sportive po ecën paralelisht me ndërhyrjet në provincat Brindisi, Lecce dhe Bari, duke ndërtuar një rrjet të gjerë vendesh gara që i përgjigjen standardeve ndërkombëtare. Inspektimet në terren dhe vlerësimet teknike janë në fazën e avancuar të aprovimit të impianteve.

Nën drejtimin e Massimo Ferrarese, Komisioni Qeveritar dhe Komiteti Organizator po punojnë jo vetëm për eventin e vitit 2026, por edhe për një vizion afatgjatë që synon të lërë pas një trashëgimi të qëndrueshme për qytetin dhe rajonin.

Kuadranti Sportiv dhe investimet e tjera pritet të kthehen në hapësira të gjalla e gjithëpërfshirëse për komunitetin dhe Federatat sportive.

Me këtë ritëm zhvillimi, Taranto po tregon se si një event i madh ndërkombëtar mund të shërbejë si katalizator për transformimin urban dhe forcimin e identitetit sportiv mesdhetar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME