Përfundon pas katër orësh protesta e gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit nga sheshi i përgjigjen Ramës: “Ne do ta grisim kontratën”

TIRANË,5 qershor 2026/Albania Express News/Ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej në Vlorë, ku zhvilloi një takim me banorë të zonës së Zvërnecit, në Tiranë u mbajt për të gjashtën ditë radhazi protesta kundër projektit që ka ngjallur debat publik.

Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku vijuan tubimin për rreth katër orë. Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit nisën të shpërndaheshin në mënyrë paqësore.

As këtë herë nuk munguan pankartat, mesazhet kreative dhe thirrjet kundërshtuese ndaj projektit të Zvërnecit. Protestuesit shprehën pakënaqësitë e tyre përmes sloganesh dhe pankartash, duke kërkuar anulimin e projektit.

Tubimi u zhvillua në një atmosferë të ngarkuar me mesazhe politike. Një nga pankartat që tërhoqi vëmendjen mbante mbishkrimin: “Rama, ne do ta grisim kontratën!”, duke simbolizuar kundërshtimin e pjesëmarrësve ndaj marrëveshjes së propozuar për zhvillimin e projektit.

Gjatë protestës u regjistrua edhe një moment shqetësues, kur një fëmijë 6-vjeçar humbi për disa minuta mes turmës së qytetarëve. Organizatorët njoftuan menjëherë të pranishmit përmes megafonit dhe kërkuan që protestuesit të uleshin në gjunjë për të lehtësuar identifikimin e tij.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve të policisë dhe bashkëpunimit të qytetarëve, fëmija u gjet pas pak minutash dhe iu kthye familjarëve, duke shmangur pasoja të tjera. Incidenti u mbyll pa probleme, ndërsa protesta vijoi normalisht deri në përfundimin e saj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edi Rama: Vlora me projektin në Zvërnec bëhet destinacioni turistik më i rëndësishëm botëror

VLORË, 5 qershor 2026 /Albania Express News/ Kryeministri Edi...

Kryeministri Edi Rama: Sazani mbetet pronë e shtetit shqiptar, jo objekt privatizimi

VLORË, 5 qershor /Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...

100 ndeshje me Kombëtaren, Hysaj para duelit me Luksemburgun: Një moment i jashtëzakonshëm për mua

TIRANË,5 qershor 2026/Albania Express News/Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid...

Edi Rama në 35-vjetorin e PS në Vlorë: Investimi në Zvërnec, bekimi i madh për ekonominë e Shqipërisë

VLORË, 5 qershor /Albania Express News/ Kryetari i Partisë...