Përfundon edicioni i parë i “Netëve të Filmit Shqiptar” në Prishtinë

Edicioni i parë i ciklit “Netët e Filmit Shqiptar” në Prishtinë uli siparin mbrëmjen e djeshme.

Ky aktivitet nisi në muajin shtator, duke shfaqur përgjatë vjeshtës kryevepra të kinematografisë sonë. Ashtu si në mbrëmjet e tjera, edhe në shfaqjen e fundit, ishte i pranishëm ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Këtë cikël filmash, Malaj e cilësoi më shumë se një seri shfaqjesh, por si një urë mes brezave, me fokus të veçantë te të rinjtë dhe nxënësit e Prishtinës, të cilët zbuluan thesaret e artit shqiptar në errësirën magjike të kinemasë.

“Nga “Përrallë nga e Kaluara” te “Vdekja e Kalit”, çdo film u bë pasqyrë e shpirtit shqiptar, duke na bashkuar në emocione, kujtime e krenari të përbashkët”, u shpreh Malaj.

Në mbrëmjen përmbyllëse të “Netëve të Filmit Shqiptar” të pranishmit në sallën e Kino Armatës shijuan komedinë e paharrueshme “Kapedani”.

Ambasadori Malaj i shprehu mirënjohjen Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë, Kino Armatës në Prishtinë, si edhe publikut që ndoqi filmat e përzgjedhur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

BIRN: Kompania e dhëndrit të Donald Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

Deputetja socialiste, Zamira Sinaj deklaroi të martën në komisionin...

Artemis II/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni rreth Hënës, fotot bëjnë xhiron e rrjetit

NASA ka publikuar fotografitë e para të realizuara nga...

Ministrat Salla e Malaj takojnë fermerët protestues: Shtohen subvencionet, kontrolle mbi produktet e importit

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Ministri i Bujqësisë dhe...