PD bojkoton komisionet për reformën territoriale dhe zgjedhore

Partia Demokratike ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në dy komisionet e posaçme që pritet të ngrejë Kuvendi — atë për Reformën Administrative Territoriale dhe Reformën Zgjedhore.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të bojkotojë punimet e këtyre komisioneve derisa në to të përfshihen ekspertë ndërkombëtarë për të garantuar transparencë dhe besueshmëri në proces.

“Asnjë komision pa përfshirjen e Kongresit të Autoriteteve Territoriale për Reformën Administrative dhe pa ODIHR për Reformën Zgjedhore nuk do të ketë pjesëmarrjen tonë,” u shpreh Berisha. “Të vijnë institucionet ndërkombëtare, të marrim ekspertët nga Komisioni i Venecias, dhe ne jemi të hapur të zbatojmë çdo rekomandim të tyre. Por me Fatmir Xhafën e Damian Gjiknurin, që nuk kanë interes për reforma, nuk mund të bëhet ndryshim i vërtetë. Ata duan të mbajnë pushtetin duke shkatërruar çdo standard.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...