Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit

ZVËRNEC-VLORË,31 maj 2026/Albania Express News/Teli me gjemba i cili ndodhej i bashkëngjitur me telin rrethues në kantierit ku po zhvillohen punime në Zvërnec, është hequr këtë të diel.

Kjo vjen pas incidentit të dhunshme një ditë më parë, ku qytetarë kanë protestuar kundër ndërtimeve në këtë zonë me pretendime për probleme në çështjet e pronësisë.
Ndërkohë në lidhje me incidentin e dhunshëm gjatë protestës, ku një qytetar u dhunua nga policia private që mbronte kantierin, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

Lamallari thekson se nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja e rojeve private, po edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend.
Sakaq policia ka arrestuar rojën private që u përplas me protestuesin në Zvërnec. Gerald Biba akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Sipas policisë, 32-vjeçari goditi me grusht një person dhe më pas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë të proceduar penalisht, e tërhoqi me forcë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Rama jepe dorëheqjen”-Dita e 55 e rezistencës qytetare/ Protestuesit rikthehen në sheshin “Skënderbej”

TIRANË ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Rezistenca qytetare hyn sot...

Luçiano Boçi: 10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin

Nga Luçiano Boçi: 10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të...

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

ROSKOVEC ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Bilanci i viktimave nga...