Pas emërimeve të reja në QSUT e FDSKSH, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala largohet papritur për dy javë jashtë vendit

Vetëm pak ditë pas betimit në detyrë, ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, është larguar nga Shqipëria për një periudhë dyjavore.Sipas burimeve, ajo ka njoftuar stafin e saj se do të rikthehet në vend më 2 tetor.
Dalja e fundit publike e ministres ishte prezantimi i drejtuesve të rinj të QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe i FSDKSH-së, Arti Papajani, ish-drejtor i Tatimeve në periudhën e qeverisjes së PD-së. Ndryshimet në drejtimet kryesore të institucioneve nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë të shpejta, ndërsa burime sinjalizojnë se lëvizje të tjera pritet të ndodhin edhe në Agjencinë Kombëtare të Barnave.Largimi i ministres vjen në një moment kur sektori i shëndetësisë gjendet përballë sfidave të rëndësishme, duke ngritur interes mbi mënyrën se si do të vijojë të menaxhohet ritmi i reformave dhe vendimmarrjeve gjatë kësaj periudhe.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...

Gjermania e pathyeshme, Franca ndalet në Islandë

Përveç ndeshjes së Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne...