Hapet në Cërrik Qendra Komunitare Multifunksionale, një hapësirë e re për barazi dhe mundësi të barabarta për të gjithë

Pas shtatë muajsh pune intensive, Cërriku ka sot një qendër të re që simbolizon kujdes, solidaritet dhe përfshirje. Është inauguruar Qendra Komunitare Multifunksionale – një hapësirë e krijuar për t’u shërbyer fëmijëve, të rinjve, grave e burrave, duke vënë në qendër familjet më të cënueshme të komunitetit.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik, Florenc Doka, i cili e cilësoi këtë investim si një gur themeli për forcimin e shërbimeve sociale në qytet. Prania e tij ishte një mesazh i qartë për rëndësinë që bashkia i jep kujdesit ndaj njerëzve në nevojë dhe ndërtimit të një shoqërie më të barabartë.

Qendra nuk është vetëm një godinë e re, por një model i ri mbështetjeje. Ajo do të ofrojë shërbime të integruara që ndihmojnë familjet në nevojë të gjejnë mbështetje, trajnim, këshillim dhe mundësi konkrete për t’u integruar në jetën shoqërore e ekonomike.

Ky investim u realizua në kuadër të programit #EU4SocialCare, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga UNICEF dhe World Vision, me mbështetjen e partnerëve Help dhe Skills. Një shembull i qartë se bashkëpunimi dhe solidariteti japin fryte të prekshme për komunitetet lokale.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një “okazion” nga Benini, Chicoto Koffi Romeo zgjon interes në merkaton shqiptare

Emri i mesfushorit beninez Chicoto Koffi Roméo ka nisur...

Edi Rama: Nis korrja e grurit në fushat e arta të Dropullit

DROPULL, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Në fushën pjellore...

Protesta mbarëkombëtare, Diaspora ‘pushton’ Tiranën/ Qytetarët nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Sot mbahet protesta mbarëkombëtare....