Pas 39 vitesh në shërbim të pacientëve në reanimacionin e Spitalit të Librazhdit , infermierja Mimoza Shebeku del në pension duke lënë pas emrin e nderuar nga të gjithë

LIBRAZHD –9 prill 2026/Albania Express News/ Një nga figurat më të përkushtuara të shërbimit shëndetësor në Librazhd, infermierja Mimoza Shebeku, ka mbyllur me dinjitet një rrugëtim të gjatë profesional prej 39 vitesh në reanimacionin e kirurgjisë pranë Spitalit të Librazhdit, duke dalë në pension.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Librazhd përmes një postimi në rrjetet sociale, ku vlerësohet kontributi i saj i vyer ndër vite. E njohur për përkushtimin, durimin dhe humanizmin, Shebeku ka qenë një mbështetje e pazëvendësueshme për pacientët dhe një shembull frymëzimi për kolegët.

“Me kujdesin dhe profesionalizmin e saj, Mimoza Shebeku i dha profesionit jo vetëm dijen, por edhe zemrën, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetët e shumë njerëzve”, thuhet në mesazhin e institucionit.

Drejtoria e spitalit e falënderon për çdo sakrificë dhe për çdo buzëqeshje që ka sjellë shpresë në momentet më të vështira, ndërsa i uron një pension të qetë, plot shëndet dhe gëzim.

Pas një karriere të gjatë në shërbim të jetës, Mimoza Shebeku mbetet një simbol i përkushtimit dhe humanizmit në sistemin shëndetësor lokal.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Falë bashkëpunimit ndërkombëtar, kapen në Itali dy vëllezër të dënuar për vrasje në Lushnjë

Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet...

Izraeli nuk ndikohet nga armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit, Netanyahu: Do e godasim Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme

Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se vendi...

Drejtuesi Politik i PD ,Tomorr Alizoti prezanton Alis Narazanin ,kryetarin e ri të PD-së për Elbasanin

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun Elbasan, Tomorr...