Partizani përforcohet para derbit me Tiranën, zyrtarizohet afrimi i mesfushorit që u grumbullua edhe nga Sylvinho

TIRANË, 10 tetor 2026 /Albania Express News/-Partizani ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, duke zyrtarizuar afrimin e mesfushorit ofensiv Sebastjan Spahiu.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar marrëveshjen me futbollistin 26-vjeçar përmes një komunikimi në rrjetet sociale, vetëm një ditë përpara përballjes së rëndësishme me Tiranën.
Spahiu i bashkohet skuadrës së kuqe si lojtar i lirë, pa kosto transferimi, ndërsa ka firmosur një kontratë dyvjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Futbollisti shkodran vjen te Partizani pas eksperiencës së fundit me Shkëndijën e Tetovës, ku ishte pjesë e një skuadre që u aktivizua edhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Në njoftimin zyrtar, klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se në realizimin e këtij transferimi ka ndihmuar edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Xhevahir Sukaj. Ndërkohë, prezantimi i lojtarit është kryer nga presidenti i klubit, Gazment Demi.
Mesfushori ka luajtur më parë për disa skuadra, si në kampionatin shqiptar, ashtu edhe jashtë vendit. Në Spanjë, ai ka qenë pjesë e CD Guijuelo dhe CD Izarra, ndërsa në Shqipëri ka veshur fanellat e Laçit dhe Egnatias.
Spahiu ka regjistruar gjithashtu një paraqitje me Kombëtaren shqiptare. Debutimi i tij erdhi më 10 shtator 2024, në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, në periudhën kur përfaqësuesja drejtohej nga Sylvinho.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Humbje e madhe për futbollin e Librazhdit, ndahet nga jeta Ilirjan Lavdari, kapiteni legjendar i Sopotit

Mesfushori me teknikë dhe vizion të spikatur, lideri i...