“Paketa e Maleve” / Auron Tare: Rrezikon të kthehet në një “dekor bosh” për fshatrat e zbrazura

TIRANË,4 maj 2026/Albania Express News/Studiuesi dhe aktivisti i njohur Auron Tare ka ngritur shqetësime të forta lidhur me nismën “Paketa e Maleve”, përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, ku vë në pikëpyetje mënyrën e hartimit dhe zbatimit të saj.

Në një rrëfim simbolik nga një takim me një deputete të maxhorancës, Tare evidenton mungesën e theksuar të informimit dhe debatit real mbi ligjet që miratohen, duke sugjeruar se shpesh vendimmarrja bëhet pa kuptuar plotësisht pasojat.

Sipas tij, edhe pse “Paketa e Maleve” si ide mund të konsiderohet pozitive, zbatimi i saj pa studime të mirëfillta rrezikon të deformojë identitetin e zonave malore shqiptare. Tare sjell shembuj konkretë, duke paralajmëruar për një përzierje arkitekturore pa identitet, ku ndërtimet e reja nuk respektojnë traditën dhe karakterin e fshatrave.

Ai thekson se mungojnë analizat mbi ndikimin ekonomik të turizmit, studimet mbi arkitekturën tradicionale dhe një strategji e qartë për zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë kontekst, përmendet edhe rasti i Thethi, që sipas tij përbën një shembull ku “suksesi” turistik është shoqëruar me pasoja sociale dhe zhvillim të pakontrolluar.

Tare kritikon gjithashtu nismat e mëparshme, si projekti “100 fshatrat”, të cilin e cilëson si një dështim që mbeti në nivel fasade. Ai ngre shqetësimin për mungesën e investimeve bazë në zonat malore, duke përmendur mungesën e shërbimeve shëndetësore, transportit publik, menaxhimit të mbetjeve dhe strukturave të emergjencës.

Një tjetër problem i theksuar është braktisja e fshatrave dhe largimi i të rinjve, çka sipas tij e bën të paqartë se kush do të punojë në strukturat turistike që synohen të zhvillohen. Në këtë linjë, ai nënvizon edhe rrezikun e zhdukjes së jetës baritore, duke e cilësuar atë si një pasuri të pazëvendësueshme kulturore.

Në përfundim, Auron Tare apelon për marrjen e modeleve të suksesshme nga vendet fqinje dhe për hartimin e politikave të mirëstudiuara, në mënyrë që “Paketa e Maleve” të mos mbetet thjesht një nismë propagandistike, por të kthehet në një instrument real zhvillimi për zonat malore të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, deputetja e Elbasanit ,Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Sara Mila...

Policia nuk duhet të ndez fitilin e dhunës

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e sotme përpara...

Sulmet masive ruse në Kiev/ Shkon në 30 numri i viktimave, Ukraina shpall ditë zie, Zelensky: Po godasin objektivat politike

UKRAINË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Katër persona u vranë...