AF Elbasani blindon mesfushën/ Abbas Ibrahim rinovon deri në 2027

ELBASAN,4 maj 2026/Albania Express News/AF Elbasani ka zyrtarizuar vazhdimësinë me një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, mesfushorin nigerian Abbas Ibrahim, i cili ka firmosur një kontratë të re që e mban të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2027.

27-vjeçari është kthyer në një element kyç për stabilitetin e skuadrës në repartin e mesfushës, duke u dalluar për forcën fizike, disiplinën taktike dhe aftësinë për të rikuperuar topa në zona të ndryshme të fushës.

Me një karrierë të mëparshme në Portugali dhe një eksperiencë dyvjeçare në kampionatin e Azerbajxhanit me Zira FK, Ibrahim ka sjellë eksperiencë dhe ekuilibër në lojën e verdhebluve, duke u kthyer në një pikë reference në skemën e skuadrës.

Në këtë sezon, mesfushori ka regjistruar 28 paraqitje, ku ka pasur një rol të rëndësishëm në fazën mbrojtëse të ekipit, duke qenë vazhdimisht i pranishëm në duele dhe ndërhyrje vendimtare, edhe pse ka marrë dy kartonë të kuq gjatë rrugëtimit të tij.

Me këtë rinovim, AF Elbasani synon të forcojë boshtin e skuadrës dhe të garantojë vazhdimësi në mesfushë, duke e konsideruar Ibrahim një “motor” të rëndësishëm për objektivat e ardhshëm të klubit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, deputetja e Elbasanit ,Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Sara Mila...

Policia nuk duhet të ndez fitilin e dhunës

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e sotme përpara...

Sulmet masive ruse në Kiev/ Shkon në 30 numri i viktimave, Ukraina shpall ditë zie, Zelensky: Po godasin objektivat politike

UKRAINË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Katër persona u vranë...