Osmanit i përfundoi mandati/ Mbahet ceremonia, detyra e presidentes i kalon kryeparlamentares Albulena Haxhiu

Zyrtarisht, detyra e Presidentit të Kosovës i ka kaluar kryeparlamentares Albulena Haxhiu, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi sot mandati.

Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës u mbajt në Kabinetin e Presidentes sot në orën 16:00. Gjatë ceremonisë, Haxhiu i dhuroi lule Osmanit.
Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se ky nuk kishte qenë vetëm rrugëtimi i saj. “Këto pesë vite nuk ishin historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Me njerëz nga çdo fushë, që besuan te Kosova. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë. Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme”, ka shkruar ajo.

Osmani, e cila mori detyrën me mbështetjen e Vetëvendosjes, nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë, pavarësisht se e kishte shprehur publikisht dëshirën për të vazhduar qëndrimin në këtë post.
Çështja e zgjedhjes së presidentit ka qenë në qendër të diskutimeve politike që nga zgjedhjet e fundvitit të kaluar. Megjithatë, deri më tani, ajo mbetet e pazgjidhur. Deputetët kanë afat deri në fund të këtij muaji për të zgjedhur kreun e ri të shtetit; në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje të reja, siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese.
Ngërçi lidhet kryesisht me mungesën e numrave të mjaftueshëm për kandidatë. Vetëvendosja, pas dy propozimeve të saj, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku, nuk ka deputetët e nevojshëm për të kaluar procesin e zgjedhjes.
Opozita, nga ana tjetër, ka kërkuar një kandidat konsensual dhe ka refuzuar të votojë kandidatët e VV-së. Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar në ditët në vijim takime me liderët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tragjike në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në...

Jasir Asani rikthehet në “shtëpi”? Partizani tenton goditjen e madhe të merkatos

Jasir Asani dhe Partizani, një histori dashurie që mund...