Organizatorët e protestës miratojnë kriteret e anëtarësimit për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar: Emrat i mbajmë të fshehtë për t’i mbrojtur nga reprezaljet

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Grupi nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës njofton se ka miratuar në mënyrë unanime platformën dhe kriteret e anëtarësimit pas një mbledhjeje pesëorëshe.

Organizatorët bëjnë të ditur se emrat e kontribuuesve do të mbahen të fshehtë për t’i mbrojtur, sipas tyre, nga reprezaljet. Ata theksojnë se procesi për mbledhjen e Kuvendit do të vijojë dhe se protestuesit duhet të kenë përfaqësimin e tyre.
“Vëllezër e motra, dëshirojmë t’ju informojmë se pas një takimi i cili zgjati 5 orë të plota, Grupi Nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës, miratoi në unanimitet platfomën dhe kriteret e anëtarësimit.

Na u nevojiten 34 ditë për të arritur në këtë pikë, ku kemi pasur pafund shkopinj nën rrota, por Zoti është më i madh dhe është me ne!
Mirënjohje pafund për kontribuesit (emrat nuk i themi sot për ti mbrojtur nga raprezaljet, por të mirën s’ua harrojmë).
Kuvendi, me hir a me pahir do të mblidhet!
Protestuesit kanë nevojë për përfaqësim dhe ne jemi aty për këtë. Kjo gjë nuk diskutohet!
Siç është e pa diskutueshme kërkesa dhe vullneti i Sovranit për dorëheqjen e Edi Ramës!”, shkruan Klajdi Bello.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nuk ndodhte prej 44 vitesh, finalja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë futet në historinë e Botërorëve

BOTËRORI 2026 ,19 korrik 2026/Albania Express News/-Përballja spektakolare mes...

Spektakël me 10 gola në Miami, Anglia mund mes dramës Francën dhe rrëmben medaljen e bronzit në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 korrik 2026/Albania Express News/-Anglia e ka...

FUTBOLL – “Fenerbahçe” prezanton Muriqin

STAMBOLL, 19 korrik 2026/Albania Express News/-Klubi turk i futbollit...