OPINION/ Flakadanët, gjobat dhe paradoksi i futbollit shqiptar

Gjobat e përsëritura që skuadra e Elbasanit merr nga Komisioni i Disiplinës për shkak të flakadaneve të hedhura nga tifozët janë kthyer tashmë në një paradoks të pastër të futbollit shqiptar. Në letër, rregullat janë të qarta dhe siguria në stadium është e panegociueshme. Por në praktikë, mënyra se si këto rregulla po zbatohen po prodhon efektin e kundërt nga ai që pretendohet se synohet.

Elbasani është sot një nga rastet e rralla pozitive në kampionatin shqiptar: stadium që mbushet, tifozëri e organizuar dhe një qytet që e jeton futbollin me pasion. Në një realitet ku shumica e ndeshjeve zhvillohen para tribunave bosh dhe ku klubet ankohen çdo javë për mungesë interesi, Elbasani përfaqëson përjashtimin që duhet studiuar, mbështetur dhe menaxhuar, jo ndëshkuar mekanikisht.

Çdo javë gjoba për flakadane, pa asnjë përpjekje serioze për dialog apo për gjetjen e një zgjidhjeje alternative, krijon ndjesinë se FSHF po lufton simptomën dhe jo shkakun. Askush nuk po kërkon anarki në stadiume, por askush nuk mund të pretendojë se flakadanet përbëjnë rrezik. Ndaj, pyetja thelbësore është kjo: a po e zgjidhin gjobat problemin, apo thjesht po e largojnë tifozërinë nga stadiumet? Deri tani, përgjigjja duket e qartë.

Është ironike që në të njëjtën kohë dëgjojmë ankesa se futbolli shqiptar “po vdes”, se të rinjtë nuk ndjekin më ndeshjet dhe se stadiumet janë bosh. Ndërkohë, i vetmi qytet që po e kundërshton këtë realitet me prezencë, atmosferë dhe identitet ndëshkohet pa kompromis. Kjo nuk është reformë, kjo është vetë-sabotim.

FSHF dhe Komisioni i Disiplinës duhet të kuptojnë se tifozëria nuk është armik i futbollit, por themeli i tij. Në vend të gjobave të pafundme, nevojiten politika inteligjente: bashkëpunim me klubin, edukim të tifozëve, zona të kontrolluara, masa parandaluese reale dhe mbi të gjitha dialog. Evropa nuk i ka vrarë tribunat për të garantuar sigurinë; i ka rregulluar ato.

Nëse vazhdohet me këtë logjikë ndëshkimi të verbër, rrezikojmë të arrijmë një absurditet: stadiume “model” sipas rregullores, por pa zë, pa ngjyra dhe pa shpirt. Dhe atëherë pyetja nuk do të jetë më pse hidhen flakadane, por pse askush nuk shkon më në stadium…

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo kërkon historinë me Ilir Dajën, surprizë në sulm! Publikohen formacionet zyrtare ndaj Pafosit

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo do të...

Ndryshon orari dhe stadiumi, ja ku do të luhet ndeshja Skënderbeu-Dinamo

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ndeshja mes Skënderbeut...

Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Vijon prej orësh...