OKB miraton rezolutën për zgjidhjen me dy shtete, Shqipëria abstenon

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi të premten një rezolutë që mbështet zgjidhjen me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës, duke përjashtuar Hamasin nga çdo rol udhëheqës. Teksti u miratua me 142 vota pro, 10 kundër – përfshirë Izraelin dhe SHBA-të – dhe 12 abstenime, mes tyre edhe Shqipëria.

Rezoluta, e quajtur zyrtarisht “Deklarata e Nju Jorkut mbi Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës”, dënon qartë Hamasin për sulmet e 7 tetorit 2023, kërkon dorëzimin e armëve të tij dhe lirimin e pengjeve. Ajo bën thirrje për veprim kolektiv që të çojë në fundin e luftës në Gaza dhe krijimin e një shteti palestinez sovran.

Shumë vende arabe dhe Liga Arabe e kanë mbështetur tekstin, ndërsa Franca dhe Arabia Saudite ishin nismëtaret kryesore.

Reagimet

  • Udhëheqësit palestinezë e kanë përshëndetur rezolutën si një hap drejt shtetit të pavarur.
  • Izraeli e ka cilësuar atë një “cirk politik” dhe e ka refuzuar kategorikisht.
  • Presidenti francez Emmanuel Macron dhe disa liderë të tjerë kanë paralajmëruar se gjatë samitit të OKB-së më 22 shtator do të shpallin njohjen e shtetit palestinez.

Ndërkohë, diskutimet në OKB përfshijnë edhe mundësinë e dërgimit të një misioni të përkohshëm ndërkombëtar stabilizimi në Gaza, nën mandatin e Këshillit të Sigurimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Bektashizmi shqiptar: histori, kulturë, vlerë dhe identitet

Nga Dr.Ermir GJINISHI Instituti i Studimeve Europiane Univeriteti i Tiranës Konteksti historik,...

“Veliaj është njohur me aktet e dosjes”/ Mbrojtja e kryebashkiakut i përgjigjet SPAK: Procesi s’mund të vijojë nëse …

TIRANË- Mbrojtja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj kanë reaguar...