Nuk ndodhte prej 44 vitesh, finalja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë futet në historinë e Botërorëve

BOTËRORI 2026 ,19 korrik 2026/Albania Express News/-Përballja spektakolare mes Francës dhe Anglisë, e fituar nga “Tre Luanët” me rezultatin 6-4, nuk solli vetëm medaljen e bronztë për anglezët, por edhe një rekord historik në Kupën e Botës.

Ndeshja e zhvilluar në Miami u bë sfida e parë e një Botërori që prodhon 10 gola ose më shumë që nga viti 1982, duke i dhënë fund një pritjeje 44-vjeçare.
Në historinë e Kupës së Botës, vetëm gjashtë ndeshje kanë regjistruar të paktën 10 gola:

Austria 7-5 Zvicra – 12 gola (1954)
Brazili 6-5 Polonia – 11 gola (1938)
Hungaria 8-3 Gjermania – 11 gola (1954)
Hungaria 10-1 El Salvadori – 11 gola (1982)
Franca 7-3 Paraguai – 10 gola (1958)
Franca 4-6 Anglia – 10 gola (2026)
Sfida për vendin e tretë dhuroi emocione të pafundme. Anglia mbylli pjesën e parë në avantazhin 4-0, por Franca reagoi fuqishëm në fraksionin e dytë dhe arriti ta çonte rezultatin në 5-4. Megjithatë, Jude Bellingham vulosi fitoren e anglezëve me golin e gjashtë në minutat shtesë, duke e kthyer ndeshjen në një nga më spektakolaret në historinë e turneut.
Me plot 10 gola të shënuar, Francë–Angli 4-6 tashmë ka hyrë në librat e historisë si një nga përballjet më të jashtëzakonshme që ka parë ndonjëherë Kupa e Botës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Diskutimet për zgjedhjen e presidentit konsensual, Kurti takohet me Abdixhikun e LDK-së, e pranishme dhe ish-presidentja Osmani

PRISHTINË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,...

“The Sun”: Shqipëria pushtohet nga turistët: Rezervimet rriten me 293%

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Nëse po mendoni se...

Elbasan, tentoi të vriste me armë zjarri një person në lokal, gjykata lë në burg Poli Boriçin

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Gjykata e Elbasanit ka...