“Nuk jemi Brazili, gjithmonë kemi aktivizuar më të mirët”/ Humbja në Poloni flet , Sylvinho .E ardhmja? Mendjen e kam te…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur pas disfatës 2-1 në Poloni, humbje e cila i dha fund ëndrrës shqiptare për në Botëror.

Në prononcimin e tij  pas ndeshjes, braziliani u shpreh se është krenarë për ekipin, ndërsa nuk preferoi të komentonte për të ardhmen.
“Nuk më pëlqen të humbas. Më jep kënaqësi ajo që ka ndodhur në fushë, sepse jemi përballur si të barabartë me një skuadër të madhe. Kjo na tregon që jemi rritur shumë dhe kemi fituar shumë eksperiencë.

I tillë është futbolli. Nuk është shumë e mundur të punohet me kaq pak hapësirë kohe. Besoj se kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Nëse i rikthehemi ndeshjes së Polonisë 4 vite më parë, janë të njëjtët lojtarë që kanë shënuar. Të luash në mënyrë të barabartë me ta është një gjë shumë e mirë.
Duhet të kemi durim. Nëse kthehemi tre vite më parë, askush nuk do e mendonte që Shqipëria do të shkonte në Europian dhe më pas në play off-et e Botërorit. Unë nuk kam çfarë i them lojtarëve. Jam shumë i lumtur me atë që kanë bërë.
A do të vazhdoj pas korrikut? Tani nuk mund të mendoj për këtë gjë. Duhet të fokusohem te ndeshja e ardhshme. E kam parë, e kemi kundër Ukrainës.
Ne kemi shkuar në Europian dhe kemi luajtur me lojtarë që ishin jashtë skuadrës me klubet e tyre. Ky është realiteti ynë. Mendoj se kanë luajtur më të mirët për ne. Ne nuk jemi Brazili që të zgjedhim atë që luan më shumë minuta. Besoj se kanë luajtur lojtarët që për ne janë të mirë dhe kanë dhënë më të mirët. Jam shumë krenarë për të gjithë lojtarët e mi. Të vish me pak minuta dhe të luash në mënyrë të barabartë në një ndeshje kualifikuese Botërori, për mua është gjë e madhe”, tha Sylvinho.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...

Goditja ndaj policisë dhe sulmi ndaj komisariatit, ambasadori gjerman: Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me BE-në

KOLONJË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ambasadori gjerman Karl Bergner,...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon sulmet ndaj gazetarit Klevin Muka: Etiketimet nga Rama dhe Balla rrezikojnë lirinë e medias

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë...