“Nuk bëjmë dot një projekt që s’e pranon BE”, Rama komenton tubimin për Zvërnecin: Erdhën në protestë 3-4 eurodeputetë, flisnin përçart

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka komentuar tubimin për Zvërnecin që po mbahet prej disa javësh në kryeqytet, teksa u ndal edhe tek ardhja e eurodeputetëve në Tiranë.

Rama tha se nuk bëjnë dot një projekt që nuk e pranon Bashkimi Europian, pasi sipas tij nëse kjo ndodh do të “duhet të themi që nuk futemi në BE”.
Ndër të tjera kryeministri deklaroi se “3-4 eurodeputetë erdhën në protestë e flisnin përçart”, duke iu referuar tubimit për Zvërnecin.

“Për këtë projekt janë mbledhur disa nga arkitektët më të mirë të botës. Të dalësh dhe të sulmosh një projekt që akoma nuk është bërë është inkuizicion, ku e di ti si do të jetë. Le t’i lëmë të gjitha këto, në fund fare një gjë është e sigurtë, ne nuk bëjmë dot një projekt që nuk e pranon BE, nuk e bëjmë dot, ose duhet të themi që nuk futemi në BE. Kaq e thjeshtë është historia. Kur them Bashkim Europian, unë flas për Komisionin Europian, nuk flas për ato 3-4 të gjelbrat që erdhën këtu dhe flisnin përçart”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndryshon orari dhe stadiumi, ja ku do të luhet ndeshja Skënderbeu-Dinamo

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ndeshja mes Skënderbeut...

Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Vijon prej orësh...