“Një emër i shquar i futbollit shqiptar që nuk do të harrohet kurrë” ,fjala prekëse e kryetarit të bashkisë së Peqinit ,Bukurosh Maçi në promovimin e librit kushtuar Bujar Canit

NGA FATMIR POPJA

PEQIN ,14 qershor 2026/Albania Express News/Në ceremoninë e promovimit të librit “Bujar Cani ,futbollisti që nuk bëri zhurmë, por histori”, me autor profesor Nuredin Çeçi, Kryetari i Bashkisë Peqin, z. Bukurosh Maçi, mbajti një fjalë përshëndetëse të mbushur me vlerësime dhe mirënjohje për një nga figurat më të shquara të sportit peqinas dhe futbollit shqiptar.

Në fjalën e tij, ai e cilësoi Bujar Canin si simbol të krenarisë së Peqinit, një personalitet që me talentin, përkushtimin dhe karakterin e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shkumbinit, Labinotit ,Partizanit dhe Kombëtares Shqiptare. Kryebashkiaku i Peqinit e vlerësoi kontributin e tij jo vetëm në fushën e lojës, por edhe si një figurë frymëzuese për brezat e rinj, duke theksuar se emri i Bujar Canit mbetet pjesë e identitetit sportiv të qytetit dhe një pasuri e çmuar e futbollit shqiptar.

Gjithashtu, z. Maçi vuri në dukje rëndësinë e botimit të këtij libri si një homazh për një sportist që “nuk bëri zhurmë, por histori”, duke ruajtur dhe përcjellë për brezat e ardhshëm vlerat, sakrificat dhe sukseset e një prej ikonave të futbollit kombëtar.

Fjala e tij u prit me respekt dhe duartrokitje nga të pranishmit, duke u kthyer në një moment të veçantë të ceremonisë kushtuar trashëgimisë sportive dhe njerëzore të Mjeshtrit të Sportit, Bujar Cani , një legjendë e paharrueshme e futbollit shqiptar me të cilin krenohet jo vetëm Peqini por e gjithë Shqipëria.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tragjike në SHBA, aeroplani rrëzohet menjëherë pas nisjes, humbin jetën 11 parashutistët dhe piloti

SHBA ,14 qershor 2026 /Albania Express News/Dymbëdhjetë persona humbën...

Roli vendimtar i Fadil Kovaçit ,arkitekt i lavdisë dhe karrierës së shkëlqyer të mbrojtësit të talentuar , Bujar Cani nga Peqini

NGA FATMIR POPJA PEQIN ,14 qershor 2026/Albania Express News/Ka futbollistë...

Pas protestave ne shesh, deputetja e qarkut Shkodër njofton largimin nga PS: Nga sot do jem e pavarur

SHKODËR ,14 qershor 2026/Albania Express News/Deputetja Marjana Koçeku ka...