NISMA E DJALIT QË U BRAKTIS NGA NËNA E TIJ

Nga Xhensil Shkëmbi

Para 9 vitesh, një fëmijë lindi në martenitetin e Korçës dhe u braktis. Nëna e tij nuk deshte t’i vendoste as emër. E la dhe iku. Fëmija u rrit me përkujdesjen maksimale me dashuri dhe ngrohtësi. Sot ai është bërë një djalosh i mrekullueshëm dhe kishte dëshirë që në këtë muaj festash të merrte një nismë.

Të dërgonte në martenitetin e Korçës dy dhurata për fëmijët e porsalindur.

Diçka e vogël? Jo. Është diçka madhështore që një fëmijë i braktisur nga nëna biologjike i kërkon Rezartes që në kishë të mblidhnim disa dhurata për fëmijët që do lindin në Dhjetor.

Ndërsa të rinjtë e Kishës Ungjillore duan ta bëjnë akoma dhe më të madhe këtë nismë që nisi djaloshi jonë shembullor. Bashkë me të, ne duam të mbledhim dhurata për fëmijët e familjeve të varfera dhe t’i gëzojmë ata

Të gjithë që duan të kontribuojnë, janë të lutur të më kontaktojnë mua apo Rezarta Zenullari ne Facebook apo dhuratat tuaja t’i lini pranë Kishës Ungjillore Libonik.

Ne do të shpërndajmë ato dhe bashkë me ju do bëhemi arsyeja e një buzëqeshje të ngrohtë në këtë dhjetor

Sepse Zoti do që njerëzit të jenë të mirë…

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...

Zjarret në qarkun e Elbasanit / Mali i Dardhës në Librazhd dhe Mali i Qukësit në Prrenjas vijojnë nën monitorim

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Vatrat e zjarrit...

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...