Nis viti i ri akademik 2025-2026, “Qyteti Studenti” i transformuar pret mijëra studentë në kushte bashkëkohore

Viti i ri akademik 2025-2026 nisi sot për më shumë se 20 mijë studentë të rinj, të cilët ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve në mbarë vendin, duke iu bashkuar mijëra bashkëmoshatarëve që vijojnë studimet e tyre.

Një pjesë e mirë e studentëve që vijnë nga rrethet do të sistemohen këtë vit në “Qytetin Studenti”, ku janë përfunduar investime të rëndësishme për ristrukturimin e godinave dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga transformimi i godinave, duke theksuar se falë investimeve të kryera, në ambientet e reja do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se një vit më parë.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht janë 20 godina të rikonstruktuara, prej të cilave 13 ndodhen në “Qytetin Studenti” dhe 7 në kampusin e Universitetit të Bujqësisë të Tiranës (UBT). Këto ndërtesa janë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për një jetesë dinjitoze dhe studime në kushte moderne.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Florentino Perez ka gati dhuratën e parë për Mourinhon, Reali shumë pranë firmës me mbrojtësin e Liverpool-it

SPANJË,2 qershor 2026/Albania Express News/Mbrojtësi francez Ibrahima Konaté është...

“Të tërhiqem nga Kombëtarja? Kam ende disa vite…”/ Gjimshiti para miqësores me Izraelin: Maran vjen me ide të reja, të gjithë janë gati

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Gjimshiti: “Kemi objektiva të qarta,...

“Nuk është e lehtë të vish në fund të sezonit, s’kemi pasur shumë kohë”/ Maran: Izraeli? Do të jetë një test i mirë

TIRANË,2 qershor 2026/Albania Express News/Maran: “Është e rëndësishme të...