Nis regjistrimi i fituesve në raundin e dytë të Maturës Shtetërore

Sot ka nisur faza e parë e regjistrimeve për kandidatët fitues në raundin e dytë të Maturës Shtetërore. Gjimnazistët që nuk arritën të përfitojnë në raundin e parë kanë kështu një mundësi të fundit për të siguruar një vend në programet e studimit që ende kanë kuota të lira.

Në një njoftim zyrtar, Universiteti i Tiranës bëri të ditur se periudha e regjistrimeve për raundin e dytë zhvillohet nga 29 shtatori deri më 8 tetor 2025. Ky raund do të ketë pesë faza 48-orëshe, sipas kalendarit:

  • Faza e parë: 29 – 30 shtator

  • Faza e dytë: 1 – 2 tetor

  • Faza e tretë: 3 – 4 tetor

  • Faza e katërt: 5 – 6 tetor

  • Faza e pestë: 7 – 8 tetor

Të gjithë kandidatët fitues duhet të paraqiten pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse me dokumentacionin e nevojshëm për të përfunduar procesin e regjistrimit.

Raundi i parë i regjistrimeve u zhvillua nga 29 gusht deri më 11 shtator, i ndarë në shtatë faza 48-orëshe.

Universiteti i Tiranës, me 164 programe studimi dhe një staf akademik të kualifikuar, garanton formimin profesional dhe shkencor të studentëve, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe karrierën e ardhshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME