Nis kursi për gradën “Zjarrfikës”, trajnim për efektivët e MZSH-së nga 12 bashki

TIRANË, 12 maj 2026 /Albania Express News/ Akademia e Sigurisë nisi sot zhvillimin e trajnimit “Kurs për Gradën Zjarrfikës”, me pjesëmarrjen e efektivëve të strukturave vendore të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit nga disa bashki të vendit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, kursi do të zhvillohet në periudhën 11–22 maj dhe synon rritjen e kapaciteteve profesionale të shërbimit zjarrfikës.

Në trajnim marrin pjesë efektivë nga bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë, Dropull, Rrogozhinë, Pustec, Këlcyrë, Memaliaj, Tropojë, Durrës, Cërrik dhe Dimal.

Kursi synon forcimin e njohurive teorike dhe aftësive praktike të personelit zjarrfikës, me fokus rritjen e eficiencës në përballimin e emergjencave, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në prag të sezonit veror, përgatitja profesionale dhe rritja e standardeve operacionale të strukturave zjarrfikëse mbeten prioritet për garantimin e sigurisë publike dhe reagimin në kohë ndaj situatave emergjente.

Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se fitimi i gradës “Zjarrfikës” ndikon edhe në përmirësimin e trajtimit financiar të efektivëve pjesëmarrës.

Në ceremoninë hapëse të kursit morën pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhemal Qefalia, si dhe drejtori i përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Grupit...

Bashkim Taga, emër që Durrësi nuk duhet ta harrojë

Një jetë në shërbim të basketbollit, një histori pasioni,...

“Mos e humbisni mundësinë për dialog”, vajza e Azem Hajdarit mesazh studenteve me foton e të atit

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Ish-deputetja e PD-së,...