“Ngjyrat e Jetës”, Cirku Kombëtar sjell spektakël për fëmijët në sheshin “Gensher”

Sheshi “Gensher” në Elbasan u kthye mesditën e së shtunës në një qendër të gjallë argëtimi dhe emocionesh, falë shfaqjes “Ngjyrat e Jetës”, e sjellë nga Cirku Kombëtar.
Artistët profesionistë sollën për publikun elbasanas një shfaqje plot ngjyra, dritë dhe energji, ku arti i vërtetë i cirkut u ndërthur me humorin dhe fantazinë.

Qindra fëmijë dhe prindër u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit për të ndjekur numrat akrobatikë, pantomimat gazmore dhe lojërat interaktive që ngjallën duartrokitje dhe buzëqeshje të pafundme. Atmosfera festive, muzika ritmike dhe performancat e artistëve krijuan një mjedis magjik, ku çdo brez gjeti diçka për të shijuar.

Fëmijët, të entuziazmuar, u bënë pjesë e lojërave dhe ndërveprimeve me artistët, ndërsa prindërit shijuan një mesditë ndryshe, të mbushur me gëzim dhe relaks. Për shumë familje, ishte një mundësi për të kaluar kohë cilësore së bashku, larg rutinës së përditshme, në një event që bashkoi artin dhe komunitetin.

Shfaqja “Ngjyrat e Jetës” është pjesë e Festivalit Ndërkombëtar teatror “Skampa 2025”, si edhe nismave kulturore që synojnë të sjellin artin dhe argëtimin më pranë qytetarëve, duke e kthyer Elbasanin në një pikë të rëndësishme të veprimtarive artistike kombëtare.
Organizatorët shprehën falënderime për pritjen e ngrohtë të publikut dhe premtuan se Elbasani do të mbetet në hartën e destinacioneve artistike të Cirkut Kombëtar edhe në aktivitetet e ardhshme.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...