Ngërçi me pagat/ Administrativja pranon kërkesat për sigurimin e padisë, zhbllokohen pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

TIRANË ,11 shtator 2026 /Albania Express News/-Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga Gjykata e Durrësit dhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke urdhëruar zhbllokimin e fondeve për pagat.

Të njëjtën kërkesë e ka bërë edhe Gjykata e Lartë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se edhe gjykatat e tjera në gjithë vendin po ndjekin të njëjtën rrugë ligjore, duke paraqitur padi dhe kërkesa të veçanta për sigurimin e tyre.
Kërkesat për sigurimin e padisë synojnë zgjidhjen e përkohshme të situatës, në mënyrë që punonjësit e gjykatave të marrin pagat, ndërsa çështja vijon të shqyrtohet në themel në Gjykatën Administrative.

Pranimi i sigurimit të padisë përbën një zgjidhje provizore, pasi nuk e mbyll konfliktin në themel. Masa synon të shmangë pasojat e menjëhershme të bllokimit të fondeve dhe të garantojë vijimin e pagesave deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për çështjen.
Në këtë mënyrë, të paktën për momentin, ngërçi financiar që preku gjykatat mund të kapërcehet përmes masave të përkohshme të marra nga gjykata.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga ndërhyrja te Trump te Samiti i NATO-s/ Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush

TIRANË ,11 shtator 2026 /Albania Express News/-Ish-presidenti Hashim Thaçi,...

Kryebashkiaku Gledian Llatja në çdo shkollë e kopsht, Elbasani gati për vitin e ri shkollor 2027-2027

ELBASAN, 11 shtator 2026 /Albania Express News/ – Bashkia...

Mbi 73 mijë krerë bagëti të vaksinuara kundër plasjes, në janar-gusht

TIRANË ,11 shtator 2026 /Albania Express News/-Autoriteti Kombëtar i...

Champions League/ Bayerni i jep shuplakë Bodos, United nuk kursehet me debutuesit, Como shkëlqen ndaj Leipzig

GJERMANI ,11 shtator 2026 /Albania Express News/-Pas sfidave të...