Nga sot lejohet gjuetia në Shqipëri

Pas një dekade ndalimi, gjuetia në Shqipëri rikthehet zyrtarisht nga sot.

Vendimi u formalizua dje me botimin e ligjit në Fletoren Zyrtare, duke hapur rrugën për fillimin e sezonit të gjuetisë sipas rregullave të përcaktuara nga autoritetet.

Kuvendi ka miratuar me 80 vota pro projektligjin e ri “Për gjuetinë”, i cili parashikon lejimin e këtij aktiviteti në zona të caktuara, në vend të zgjatjes së mëtejshme të ndalimit.

Ligji i ri përcakton rregulla të qarta për gjuetarët, sezonet e lejuara, si dhe zonat ku mund të zhvillohet aktiviteti, me qëllim ruajtjen e ekosistemit dhe biodiversitetit. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat dhe të veprojnë sipas udhëzimeve për siguri dhe mbrojtje të natyrës.

Rikthimi i gjuetisë shënon një moment të rëndësishëm për komunitetet rurale që varen nga ky aktivitet, duke u mundësuar atyre të rifillojnë praktikat tradicionale nën mbikëqyrjen ligjore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Talenti Michael Jackson

NGA NERTIL JOLE Nëse do më pyesnin se kush është...

“Fest në Sokak” promovon te turistët e huaj traditën dhe trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

GJIROKASTËR,24 maj 2026/Albania Express News/24 maj/ATSH/ “Festë në Sokak”...