Borë dhe ngrica në zonat malore të Elbasanit, Bashkia njofton masat dhe situatën në akset rrugore

Bashkia Elbasan bën të ditur se gjatë natës zonat malore të territorit të saj janë përfshirë nga reshje dëbore me intensitet të lartë. Aktualisht ka prani dëbore në fshatrat e njësive administrative Gjinar, Gracen, Labinot Mal dhe Funar.
Sa i përket situatës në akset rrugore, rruga Elbasan–Gjinar është e kalueshme vetëm me zinxhirë, duke nisur nga fshati Shelcan. Aksi Elbasan–Gracen dhe fshatrat e Gracenit janë të kalueshëm vetëm me zinxhirë, ndërsa kalimi pa zinxhirë nuk do të lejohet.

Gjithashtu, rruga Elbasan–Funar, si edhe rruga për në Labinot Mal, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.
Bashkia Elbasan bën me dije se në të gjitha akset ku ka prani dëbore dhe ngrica po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, me qëllim garantimin e qarkullimit dhe sigurisë së përdoruesve të rrugës.

Në lidhje me reshjet e shiut, pavarësisht intensitetit të tyre, deri në këto momente nuk janë evidentuar problematika të mëdha në territorin e bashkisë.
Bashkia Elbasan u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave përgjegjëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë

TIRANË, 12 qershor 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...

35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

TIRANË, 12 qershor 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Presidenti Bajram Begaj uron Ditën e Çlirimit të Kosovës: Liria erdhi falë luftës së UÇK-së dhe vendosmërisë së aleatëve

TIRANË, 12 qershor 2026/Albania Express News/ Presidenti Bajram Begaj...