Nga grassroots te e ardhmja, një vizion i ri për hendbollin e fëmijëve në Shqipëri

Eventi EHF Grassroots Convention 2026 mblodhi 140 pjesëmarrës nga 35 vende të ndryshme, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sporteve bazë.

Në këtë event mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, z. Armand Cakalli.

Gjatë takimeve me organizatorët e EHF-së dhe përfaqësues të federatave të ndryshme, një nga takimet më frytdhënëse u zhvillua me përfaqësuesen e Federatës Franceze të Hendbollit, znj. Vanessa Patucca-Bourgeais (specialiste për zhvillimin e hendbollit për fëmijë pranë Federatës Franceze të Hendbollit dhe eksperte e EHF-së).

Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt nisjes së një bashkëpunimi të strukturuar ndërkombëtar, për hartimin e një projekti të përbashkët që synon zhvillimin e hendbollit për fëmijët e grupmoshave 3–6, 7–9 dhe 10–12 vjeç. Projekti pritet të zbatohet në një perspektivë afatmesme dhe afatgjatë, duke kontribuar në mënyrë të qëndrueshme në zhvillimin e sportit të hendbollit në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

BE mbështet Shqipërinë me mbi 920 milionë euro përmes Planit të Rritjes

TIRANË , 8 nëntor 2026/Albania Express News/-Shqipëria përfiton mbi...

Horror në Athinë/ Gjendet kufoma e një gruaje brenda një valixheje në trotuar, si u pikas nga kalimtari

TIRANË , 8 nëntor 2026/Albania Express News/-Një zbulim makabër...