Nepravishta, një udhëtim mikpritjeje mes traditës dhe natyrës

LIBOHOVË ,16 gusht 2026/Albania Express News/-Nepravishta, në zonën e Libohovës, ofron një tjetër mënyrë për të zbuluar jugun e Shqipërisë, përmes shtigjeve që ndërthurin trashëgiminë, traditat e prodhimit vendas dhe mikpritjen e familjeve të zonës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një guidë për Nepravishtën turistike, aty ku autenticiteti, natyra dhe dhe tradita ofrojnë një tjetër “shije” shqiptare.

“Aty ku çdo shteg të çon te një xhami e vjetër, te një oborr prodhuesi vaji ulliri, patjetër në tavolinën e një familjeje, edhe një ecje në kodrat e Buretos me shijimin e mjaltit dhe natyrës”, u shpreh Rama.

Nepravishta ofron kështu një përvojë që shkon përtej vizitës turistike, duke bashkuar historinë, natyrën, produktet lokale dhe mikpritjen, në një udhëtim ku çdo shteg të çon drejt një tjetër pjese të identitetit të kësaj treve.

Nepravishta është fshati i dytë që i është bashkuar aplikimit të Shqipërisë në programin “Fshatrat më të mirë turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit, pas suksesit të kandidaturës së Voskopojës.

Programi synon të promovojë zonat rurale me potencial të lartë turistik, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Në këtë fshat ka disa monumente kulture, si Kalaja e Melanit, Ujësjellësi në Teqenë e Melanit, Kisha Paleokristiane e Manastareqit, Teqeja e Melanit që mendohet se është një zgjatim i qytetit antik ilir të Antigonesë ose i ngritur në gjurmët e një qyteti ende të panjohur ilir.

Zona e Mbrojtur e Kalasë së Melanit është monument kulture i vitit 1963 me një sipërfaqe prej 87 mijë m2 dhe gështenjave të Nepravishtës.

Gjithashtu pranë fshatit Nepravishtë ndodhet Burimi i Nepravishtës ose Vrizit, një burim karstik me ujë të pastër dhe të ftohtë që krijon një mjedis mjaft tërheqës për turistët. Ka vlera shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, kulturore, didaktike, turistike dhe është monument natyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...