Në Xhaminë e Ballies në Elbasan zhvillohet takimi përgatitor me imamët: Fokusi te rëndësia shpirtërore dhe organizative e Muajit të Shenjtë të Ramazanit

Në ambientet e xhamisë historike Ballie në qytetin e Elbasanit u zhvillua një takim i rëndësishëm me imamët e rrethit, nën drejtimin e Myftiut të Elbasanit, z. Agim Duka. Takimi u organizua në kuadër të përgatitjeve për pritjen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, një periudhë me peshë të veçantë shpirtërore për besimtarët myslimanë.

Gjatë bashkëbisedimit, Myftiu Agim Duka vuri theksin te rëndësia e vijimësisë së mesazhit të Ramazanit, jo vetëm si muaj agjërimi, por edhe si kohë reflektimi, solidariteti, paqeje dhe afrimi me Zotin. Ai theksoi rolin kyç të imamëve në përcjelljen e vlerave morale dhe shpirtërore te komuniteti, si dhe domosdoshmërinë e një organizimi të kujdesshëm për aktivitetet fetare gjatë këtij muaji të bekuar.

Në fokus të diskutimeve ishin edhe përgatitjet praktike për Ramazanin, duke përfshirë harmonizimin e ligjëratave, organizimin e faljeve, si dhe forcimin e bashkëpunimit me besimtarët për të përçuar një frymë uniteti dhe mirëkuptimi në komunitet.

Më pas, hoxhë Bujar Lala dhe hoxhë Gezim Karaj mbajtën nga një ligjëratë të shkurtër, ku ndalën te vlerat shpirtërore dhe domethënia e veçantë që mbart Muaji i Ramazanit. Ata theksuan se Ramazani është një mundësi e çmuar për pastrim shpirtëror, përforcim të besimit dhe rritje të ndjeshmërisë sociale ndaj nevojtarëve.

Takimi u vlerësua si mjaft pozitiv dhe konstruktiv, duke shërbyer si një hap i rëndësishëm në përgatitjen e komunitetit mysliman të Elbasanit për pritjen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, me synimin që ky muaj të përcillet me përkushtim, harmoni dhe vlera të larta njerëzore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Fest në Sokak” promovon te turistët e huaj traditën dhe trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

GJIROKASTËR,24 maj 2026/Albania Express News/24 maj/ATSH/ “Festë në Sokak”...

Berisha pasi u rikonfirmua në krye të PD: Mirënjohje edhe për ata që votuan kundër, vota e tyre do mbahet shënim

TIRANË,24 maj 1944/Albania Express News/Sali Berisha falënderoi anëtarët e...