Në garë me veten, Berisha i kërkon Celibashit 100 dhoma të fshehta votimi, rivalët që u përjashtuan nga gara e akuzojnë për zgjedhje farsë

TIRANË ,7 maj 2026/Albania Express News/Sali Berisha po bëhet gati të sfidojë veten. Pasi i mbylli derën me procedure çdo rivali, po përgatitet për Referendum. Më 23 maj në PD nuk ka zgjedhje por ka votime, ndaj selia blu i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ta ndihmoje me materiale zgjedhore.

Sali Berisha po bëhet gati të sfidojë veten. Pasi i mbylli derën me procedure çdo rivali, po përgatitet për Referendum. Më 23 maj në PD nuk ka zgjedhje por ka votime, ndaj selia blu i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ta ndihmoje me materiale zgjedhore.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga disponon shkresën që me emër të Partisë Demokratike, sekretari organizativ Ervin Minarolli ka depozituar në KQZ, ku kërkon 30 kuti votimi, 700 vula dhe 100 dhoma të fshehta që vota e demokratëve të jetë sekret.

Një kërkesë në dukje absurde, pasi me fletën e votimit demokratët do kenë vetëm një emër, atë të Sali Berishës.
Zërat që nuk u lejuan të futen në garë, sulmojnë Berishën me kartën e tij, duke e akuzuar për zgjedhje farsë dhe goditjen e procesit në gjykatë. Këtë të enjte u zbulua edhe relatorja që duhet t’i japë zgjidhje sherrit të demokratëve për karrigen e kryetarit. Me short u caktua se padia e Mereme Selës do jetë në duart e gjyqtares Suela Xhani.
Mjekja që kërkoi të sfidojë doktorin i kërkon ndihmë drejtësisë t’i ndalojë Berishës rikandidimin, pasi statuti që vetë shkroi nuk e lejon të rizgjidhet sepse ka humbur betejën elektorale të 2025.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...