Në Azzano Decimo të Italisë, ku jetojnë shumë shqiptarë, u zhvillua edicioni i tretë ndërkombëtar i modelit të shkëlqyer të bashkëjetesës dhe integrimit të komuniteteteve të huaja

Nga Etleva Rrapa

Në një atmosferë solidariteti, dialogu dhe reflektimi mbi bashkëjetesën shumëkulturore, këtë prag fundjave u zhvillua edicioni i tretë i takimit ndërkombëtar të komuniteteve të huaja, një ngjarje që tashmë është kthyer në një pikëtakim vjetor me vlerë për të gjithë banorët e komunës Azzano Decimo, në provincën e Pordenones. Takimi u organizua me mbështetjen e plotë të Komunës së Azzano Decimos, nën përkujdesjen e veçantë të kryetarit Massimo Piccini, dhe u drejtua nga këshilltari për Politikat e Integrimit, zoti Ervin Ramaliu, një figurë kyçe në procesin e integrimit dhe përfshirjes aktive të komuniteteve të huaja në jetën publike e institucionale të qytetit.

Me një popullsi prej mbi 15,700 banorësh, Azzano Decimo është sot një prej modeleve më të suksesshëm të bashkëjetesës ndërkulturore në Itali, ku jetojnë dhe punojnë në mënyrë të integruar 64 komunitete të ndryshme nga mbarë bota, nga kontinente të ndryshme, me gjuhë, zakone, tradita dhe histori të ndryshme, por me një synim të përbashkët: ndërtimin e një jete më të mirë dhe kontributin në shoqërinë vendase.

Veprimtaria kryesore u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Studentëve, ku të pranishmit ndanë historitë e tyre personale të integrimit, vështirësitë dhe sukseset në rrugëtimin e tyre drejt një jete të re në territorin friulan. Ky takim, përveçse një hapësirë për dialog dhe dëshmi personale, ishte edhe një platformë për shkëmbim idesh mbi përmirësimin e jetës komunitare dhe forcimin e lidhjeve ndërkulturore.

Zoti Ervin Ramaliu, i cili është pjesë e administratës komunale që nga viti 2022, është kthyer në një pikë referimi për orientimin, ndërveprimin dhe mbështetjen konkrete për çdo komunitet të huaj që jeton në këtë zonë. Ai, së bashku me kryetarin Piccini, janë përmendur shpesh nga komunitetet si një model i lidershipit që përfshin dhe fuqizon çdo individ, pavarësisht origjinës së tij.

Komunitetet janë të përfshira gjerësisht në jetën shoqërore, kulturore, sportive dhe ekonomike të qytetit: nga bizneset e vogla te ndihma për të moshuarit, nga vullnetarizmi te përfshirja në arsimin e fëmijëve. Azzano Decimo është kthyer kështu në një “parajsë të vogël” të integrimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ku kultura e mikpritjes shfaqet në çdo aspekt të jetës së përditshme.

Ky nuk është rasti i parë kur Komuna e Azzano Decimos bën hapa konkretë për të nxitur integrimin. Më 2 qershor 2025, gjatë festimeve të Ditës së Republikës Italiane, në një bashkëpunim simbolik me Shqipërinë, komuna organizoi një ceremoni të veçantë për të nderuar gazetarin e njohur të RTSH, zotin Artur Bejzade, dhe emisionin e tij “URA”, me çmimin “Eccellenza Mediatica 2025”. Ky vlerësim theksoi rolin që media luan në ndërtimin e urave mes kulturave dhe forcimin e integrimit.

Takimi i tretë ndërkombëtar i komuniteteve solli në qendër të diskutimit edhe tema të rëndësishme që prekin jetën e përditshme të qytetarëve: nga mundësitë për punësim e arsimim, te aksesimi i shërbimeve dhe përmirësimi i bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ky aktivitet është një dëshmi konkrete se integrimi nuk është vetëm një koncept teorik, por një proces i gjallë, që kërkon vullnet politik, angazhim njerëzor dhe përfshirje të të gjitha palëve. Azzano Decimo sot është më shumë se një komunë, është një laborator suksesi, një shembull që mund të ndiqet edhe nga zona të tjera të Italisë dhe Evropës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së në Festivalin Respighi të Bolonjës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe...

BRUKSEL – Dhjetëra mijëra protestues kundër shkurtimeve të buxhetit

Policia e Brukselit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka...

Edicioni IV i Kupës së Ambasadorit, aktivitet sportiv në Javën Kulturore Japoneze

Tirana priti për të katërtin vit radhazi Kupën e...