Ndryshime në drejtimin e Bashkisë Cërrik, Florenc Doko komandohet kryetar i ri pas emërimit të Andis Salla i emëruar si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Në Cërrik është zyrtarizuar ndryshimi në drejtimin e bashkisë. Pas emërimit të Andis Sallës si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kabinetin “Rama 4”, Këshilli Bashkiak u mblodh sot për të miratuar ndërprerjen e parakohshme të mandatit të tij si kryebashkiak.

Në të njëjtën mbledhje, anëtarët e Këshillit vendosën të komandojnë në krye të institucionit z. Florenc Doko, një figurë e njohur për qytetin e Cërrikut. Doko ka mbajtur më parë poste të rëndësishme, si në administratën vendore ashtu edhe në institucione publike, duke u konsideruar si një profil me eksperiencë në drejtim.

Ky vendim i Këshillit Bashkiak shënon një etapë të re për Cërrikun, ndërsa qyteti do të ketë një drejtues të përkohshëm deri në përcaktimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme institucionale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...

Gjermania e pathyeshme, Franca ndalet në Islandë

Përveç ndeshjes së Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne...