Spektakël në Champions: Juventus dhe Borussia Dortmund ndahen në barazim 4-4 pas një “festivali golash”

Edicioni i ri i Champions League nisi me një supersfidë të paharrueshme. Juventus dhe Borussia Dortmund dhuruan spektakël në Torino, duke barazuar 4-4 në një ndeshje ku të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.

Gjermanët e panë veten tre herë në avantazh dhe deri në minutën e 90+2 kryesonin 4-2, por bardhezinjtë nuk u dorëzuan. Adeyemi hapi serinë e golave në minutën e 52-të, ndërsa Yildiz barazoi me një realizim në stilin e Del Pieros. Nmecha riktheu Dortmundin në epërsi, por Vlahovic barazoi sërish pas vetëm dy minutash.

Më pas, gjermanët u shkëputën me dy gola – një autogol i Yan Couto (i shkaktuar pas ndërhyrjes së portierit Di Gregorio) dhe një penallti e realizuar nga Bensebaini – duke i çuar shifrat në 4-2.

Por, në minutat shtesë ndodhi e pabesueshmja: Vlahovic shënoi në të 94-tën dhe pak më vonë asistoi për Kellyn, i cili me një goditje me kokë në minutën e 96-të barazoi shifrat, duke çuar tifozët juventinë në delir.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, deputetja e Elbasanit ,Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Sara Mila...

Policia nuk duhet të ndez fitilin e dhunës

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta e sotme përpara...

Sulmet masive ruse në Kiev/ Shkon në 30 numri i viktimave, Ukraina shpall ditë zie, Zelensky: Po godasin objektivat politike

UKRAINË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Katër persona u vranë...