“Ndjehem i shqetësuar”, Rama ‘kritikon’ Europën: Flitet vetëm për armatime, jo për një plan paqeje

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative, në Arabinë Saudite.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ‘kritikoi’ Europën, duke thënë që ndihet i shqetësuar që flitet vetëm për armatime dhe jo për një plan paqeje.
“Unë mendoj se ka diçka thellësisht të gabuar në faktin që ka një nxitim të përditshëm për t’u riarmatosur, për të folur dhe për të punuar gjithmonë e më tepër për më shumë armë. Ndërkohë që nuk ka një plan paqeje, që do të mund ta shihje, ta lexoje dhe të mund të mendoje mbi të. Një Europë që nuk ka planin e saj të paqes, një Europë e cila për vite me radhë e vuri veten në autopilotin e SHBA-ve dhe pastaj kur gjërat atje ndryshuar dramatikisht, nisi të rizbulonte fjalën armëpushim, që ishte hequr nga fjalori i të gjithëve.

Megjithatë ka ngecur në një pozicion që përqendrohet vetëm tek armatimet. Pra të ngecësh vetëm në këtë pozicion, që të mendosh vetëm për armatime është shqetësuese. Ndjehem shumë i shqetësuar që fjala bërthamore është shndërruar në diçka normale në fjalor. Ndërkohë që vetëm disa vjet më parë fjala nuk përdorej nga askush. Europa duhet të reflektojë më shumë se çfarë po ndodh në pjesët e tjera të botës. Se çfarë duhet të bëjë ose mos duhet të bëjë Europa nuk ka lidhje me mua apo me Shqipërinë”, tha Edi Rama

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...